• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga cikloni në Indi, jetën e kanë humbur 14 persona

Nga cikloni në Indi, jetën e kanë humbur 14 persona

Nju-Delhi, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Në ciklonin Miçaung, i cili e ka goditur shtetin jugor indian Tamil Nadu, jetën e kanë humbur të paktën 14 njerëz. Për shkak të ciklonit, janë mbyllur fabrika, ndërsa disa shkolla janë shndërruar në strehimore të përkohshme.

Rajoni më i gjerë i qytetit Çenai është seli e filialeve indiane të disa kompanive botërore, duke përfshirë Hjunadin, Dejmlerin e tjerë.

Ministri indian i Mbrojtjes, Rajnat Sing e vizitoi Çenain dhe paralajmëroi se qeveria do të ndajë 54 milionë dollarë për rikuperimin e dëmeve.

Qeveria federale në mënyrë shtesë miratoi projekt për kontroll të vërshimeve me vlerë 67 milionë dollarë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR