• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nga 7 tetori në Gazë jetën e kanë humbur mbi 22.000 palestinezë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Hamasit

Nga 7 tetori në Gazë jetën e kanë humbur mbi 22.000 palestinezë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Hamasit

Gazë, 2 janar 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës e cila është nën kontroll të Hamasit, sot njoftoi se që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor në operacionet izraelite luftarake deri tani janë vrarë 22.185 palestinezë. 

Vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 207 persona, deklaroi burimi i njëjtë, duke mos precizuar se sa prej tyre janë luftëtarë dhe sa civil. 

Më herët u njoftua se dy e treta e viktimave janë gra, fëmijë dhe adoleshentë.

Mediat franceze raportojnë se që nga fillimi i luftës janë plagosur 57.035 palestinezë.

Në anën izraelite, deri tani jetën e kanë humbur 1.200 persona, prej të cilëve më shumë janë civil, dhe më shumë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit jugor më 7 tetor. Të njëjtën ditë në jug të Izraelit u rrëmbyen rreth 240 persona dhe u dërguan në Rripin e Gazës, ndërsa sipas autoriteteve izraelite Hamasi dhe militantët e tjerë në Gazë ende janë duke i mbajtur në Gazë edhe 129 pengje.

Në operacionet izraelite tokësore në Rripin e Gazës deri tanë jetën e kanë humbur rreth 170 ushtarë. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR