• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nga 7 tetori, Izraeli ka arrestuar 4.795 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor

Nga 7 tetori, Izraeli ka arrestuar 4.795  palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor

Ramalla, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat izraelite, nga 7 tetori e deri më tani kanë arrestuar 4.795 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor (Al Kuds), informon Anadollu. 

Në kumtesën e përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Komitetit për Çështje të të Burgosurve Palestinezë, thuhet se forcat izraelite kanë arrestuar edhe 12 persona në bastisje natën e kaluar dhe sot në mëngjes në Tulkerim, Ramalla, Betlehem dhe Hebron.

Ata konfirmuan se numri i palestinezëve të arrestuar nga 7 tetori është rritur në 4.795.

Theksohet se forcat izraelite i kanë rrahur njerëzit të cilët i kanë arrestuar edhe familjarët e tyre. Ata shtojnë se janë shkatërruar shtëpitë e palestinezëve të cilët ishin ekspozuar në kërcënime. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR