• e enjte, 07 nëntor 2024

Nga 23 gushti patentë shoferët e Serbisë nuk do të vlejnë në Kosovë

Nga 23 gushti patentë shoferët e Serbisë nuk do të vlejnë në Kosovë

Prishtinë, 21 gusht 2024 (MIA) - Pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për vazhdimin e afatit për ndërrimin e patentë shoferëve serbë të lëshuara për qytetarët në Kosovë, shoferët të cilët nuk do t'i ndërrojnë lejet deri të premten do të përballen me dënime nga 500 deri 1.500 euro. 

Zëvendëskomandanti i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani deklaroi se patentë shoferët serbë pas skadimit të këtij afati do të konsiderohen të pavlefshëm, ndërsa shoferët me dokumente të tilla do të dënohen sikur të mos kishin patentë shoferë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në fillim të muajit maj solli vendim për ndryshim të patentë shoferëve serb të lëshuar për qytetarët e Kosovës të cilët janë jolegale me lejet kosovare. Vendimi hyri në fuqi më 9 maj, ndërsa afati për ndërrim është të premten, 23 gusht. qa/

Foto: arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR