• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga 11 maji SHBA-ja e pezullon kërkesën për vaksinim kundër Kovid-19 për udhëtarët e huaj

Nga 11 maji SHBA-ja e pezullon kërkesën për vaksinim kundër Kovid-19 për udhëtarët e huaj

Uashington, 2 maj 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë ka publikuar se nga udhëtarët më nuk do të kërkohet që të vaksinohen kundër Kovid-19 për të hyrë në SHBA.

Më 11 maj, kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme me koronavirusin në SHBA, kërkesa për vaksinim kundër Kovid-19 do të hidhet poshtë për njerëzit, që udhëtojnë me fluturime ndërkombëtare dhe për të punësuarit federalë, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Në shkurt, Dhoma përfaqësuese e SHBA-së votoi për pezullim të kërkesës që pjesa më e madhe e shtetasve të huaj të jenë të vaksinuar kundër Kovid-19, një nga kufizimet e rralla për udhëtim të ndërlidhura me pandeminë që ende ekziston.  

Në qershor të vitit të kaluar, administrata e Bajdenit e hodhi poshtë kërkesën që njerëzit që arrijnë në SHBA me aeroplan të jenë negativë në testin për Kovid, po i ka mbajtur kërkesat e Qendrave për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) që të vaksinohen numri më i madh i njerëzve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR