• e enjte, 18 korrik 2024

Netanjahu urdhëroi evakuimin e civilëve nga Rafahu dhe fitore ndaj Hamasit

Netanjahu urdhëroi evakuimin e civilëve nga Rafahu dhe fitore ndaj Hamasit

 Jerusalem, 9 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu   sot  deklaroi se ka urdhëruar ushtrinë të zhvillojë një plan të dyfishtë  - për evakuimin e civilëve nga qyteti Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës dhe fitore mbi pjesët e tjera të Hamasit, ndërkohë që presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit po rritet.

Armata izraelite sot kreu një sulm ajror vdekjeprurës në Rafah, vendi i fundit në enklavën ku kanë gjetur strehim banorët e Rripit të Gazës. 

Autoritetet në Tel Aviv i injoruan paralajmërimet e presidentit amerikan Xho Bajdenit dhe grupeve humanitare, të cilët thanë se do të ketë  një numër të madh të viktimave civilë palestinezë nëse forcat izraelite e sulmonin qytetin. 

 Shqetësimi ndërkombëtar për fatin e mijëra banorëve të zhvendosur  të Gazës që janë strehuar në Rafah është forcuar  pasi Izraeli kërcënoi një operacion tokësor në qytet, afër kufirit egjiptian.

Uashingtoni   dje bëri të ditur se nuk do ta mbështesë një operacion ushtarak izraelit në Rafah pa marrë parasysh gjendjen e rëndë të civilëve atje, ndërsa presidenti amerikan Xho Bajdeni e përshkroi përgjigjen e Izraelit ndaj sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi si "të tepruar". 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR