• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Netanjahu: Pas përfundimit të armëpushimit, vazhdon lufta kundër Hamasit

Netanjahu: Pas përfundimit të armëpushimit, vazhdon lufta kundër Hamasit

 Tel Aviv, 29 nëntor 2023 (MIA) -  Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se pas përfundimit të armëpushimit, Izraeli do ta vazhdojë ofensivën në Rripin e Gazës, qëllimi primar  i së cilës është shkatërrimi i grupit militant palestinez Hamas. 

"Qëllimet kryesore janë eliminimi i grupit terrorist që sundon Gazën dhe kthimin në shtëpi i të gjithë pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor", tha Netanjahu në një video-fjalim, shkruan sot "Tajms of Izrael". 

 Kryeministri izraelit shtoi se prioriteti është të sigurohet që enklava të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin.

"Ditët e fundit e dëgjoj pyetjen: A do të kthehet Izraeli në luftime pasi të ketë mbaruar kjo fazë e kthimit të pengjeve? Përgjigja ime është pa mëdyshje-po", tha Netanjahu në video-fjalimin. 

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR