• e enjte, 26 dhjetor 2024

Netanjahu: Pas luftës në Gaza nuk do të ketë Hamas-stan ose Fatah-stan

Netanjahu: Pas luftës në Gaza nuk do të ketë Hamas-stan ose Fatah-stan

Jerusalem, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot pranoi se ka masmarrëveshje me presidentin amerikan Xho Bajden për vizionin për Gazën e pasluftës dhe deklaroi se Izraeli nuk do t'i "përsërisë gabimet e Oslos".

"Unë e vlerësoj thellësisht mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve tona. Pas dialogut intensiv me presidentin Bajden dhe njerëzit e tij, ne kemi marrë mbështetje të plotë për operacionin tokësor dhe për kufizimin e presionit ndërkombëtar për t'i dhënë fund luftës", tha Netanjahu, duke shtuar se "ka mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për 'të nesërmen'" e Hamasit, raportoi "Tajms of Izrael".

Vërejtja e tij për "gabimin e Oslos" i referohet Marrëveshjes së Oslos nga viti 1993, e cila synohej si një kornizë për marrëdhëniet e ardhshme midis Izraelit dhe një shteti të ardhshëm palestinez, pas zgjidhjes së të gjitha çështjeve të mbetura të pazgjidhura për statusin përfundimtar të dy shteteve".

Netanjahu tha se Gaza nuk do të "jetë Hamas-stan ose Fatah-stan".

"Pas sakrificës së madhe të qytetarëve dhe luftëtarëve tanë, ne nuk mund të lëmë në Gaza ata që sjellin terror, mbështesin terrorin, financojnë terrorin", tha kryeministri izraelit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR