• e enjte, 15 gusht 2024

Netanjahu paralajmëron sulm në Rafah me ose pa marrëveshje për armëpushim

Netanjahu paralajmëron sulm në Rafah me ose pa marrëveshje për armëpushim

Jerusalem, 30 prill 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi sot se do ta sulmojë Rafan, qytet në Rripin e Gazës, ku kanë ikur qindra mijëra palestinez.

Netanjahu tha se Izraeli do të hyjë në Rafah për të shkatërruar batalionet e Hamasit aty "me apo pa marrëveshje".

Izraeli dhe Hamasi kanë biseduar për marrëveshje për armëpushim, si dhe lirimin e pengjeve të fundit në Gazë. 

Netanjahu premtoi se do të arrijë "fitore të plotë" në luftën që filloi më 7 tetor, por përballet me presione për të mos nisur një ofensivë në Rafah.

Izraeli beson se ai qytet është bastioni i fundit i madh i Hamasit. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR