• e enjte, 26 dhjetor 2024

Netanjahu paralajmëroi se Izraeli do të vazhdojë me sulmet ndaj Hezbollahut në Liban

Netanjahu paralajmëroi se Izraeli do të vazhdojë me sulmet ndaj Hezbollahut në Liban

Tel-Aviv, 25 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi se vendi i tij do të vazhdojë me sulmet ndaj Hezbollahut në Liban.

"Do të vazhdojmë ta sulmojmë Hezbollahun. Dhe i them popullit libanez: lufta jonë nuk është kundër jush, lufta jonë është kundër Hezbollahut", tha Netanjahu në videon e publikuar nga zyra e tij.

Ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dha fjalë të ngjashme paraprakisht në fjalimin para ushtarëve: "Duhet të vazhdojmë derisa nuk e arrijmë qëllimin tonë: të sigurojmë kthim të sigurt të banorëve në Izraelin verior në shtëpitë e tyre".

Galant shtoi se lëvizja libaneze, e cila mbështetet nga Irnai, pësoi goditje serioze gjatë javës së kaluar: "Hezbollahu i sotëm nuk është i jjejtë si ai që e dimë para një jave".

Këmbimi tejkufitar i zjarrit mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite filloi pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit, të shkaktuar nga sulmi i lëvizjes islamiste palestineze më 7 tetor në territorin izraelit.

Hezbollahu pohon se gjuan raketa drejt Izraelit si mbështetje për Hamasin, aleatin e tij.

Ky këmbim i zjarrit shkaktoi zhvendosje të dhjetëra mijë njerëzve nga të dy anët e kufirit izraelito-libanez.

Trazirat u intensifikuan pas valës së shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut në fillim të javës së kalaur, ku jetën e humbën 39 persona, ndërsa u lënduarn 2.931, sipas autoriteteve libaneze.

Hezbollahu dhe Irani e akuzuan Izraelin për shpërthimet. ab/

 

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR