• e enjte, 26 dhjetor 2024

Netanjahu para ofensivës tokësore të paralajmëruar në Rafa: Fitorja është e arritshme

Netanjahu para ofensivës tokësore të paralajmëruar në Rafa: Fitorja është e arritshme

Tel Aviv, 11 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një intervistë për Ej-Bi-Si Njuz deklaroi se armata izraelite do të sigurojë "kalim të sigurt për popullatën civile" para sulmit të pritur ndaj Rafas, qytetin më jugor në Rripin e Gazës, duke e hedhur poshtë frikën për katastrofë humanitare. 

Edhe krahas alarmit ndërkombëtar për shkak të masakrës potenciale në qytetin ku gjenden më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur, Netanjahu thotë se ofensiva është kyçe për shkaktimin e humbjes së Hamasit. 

"Fitorja është e arritshme, do ta bëjmë këtë. Do t'i fitojmë batalionet e tjera terroriste të Hamasit në Rafa, i cili është bastioni i fundit, por do ta bëjmë këtë", tha Netanjahu.

Siç theksoi, popullatës civile do t'i sigurojë kalim të sigurt që të mund të largohet. Ai e pranoi se pajtohet "me amerikanët" se operacioni së pari do të duhet ta planifikojë ndikimin ndaj civilëve. 

"Do ta bëjmë këtë derisa sigurojmë kalim të sigurt për popullatën civile që të mund të largohet", tha ai, sipas sipas fragmenteve të publikuara nga intervista.

Është e paqartë se ku mund të shkojë një numër aq i madh i njerëzve, të cilët janë shtypur në kufirin me Egjiptin dhe strehohen në tenda të improvizuara. I pyetur për këtë, Netanjahu vetëm tha se "po përpunojnë një plan të detajuar".

Me përparimin e vazhdueshëm të forcave izraelite drejt jugut, Rafa është bërë qyteti i fundit i madh në Gazë ku ushtarët nuk kanë hyrë ende, edhe pse bombardohet nga ajri pothuajse çdo ditë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR