• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu për urdhërarrestin nga GJNP: Ky është vendim absurd

Netanjahu për urdhërarrestin nga GJNP: Ky është vendim absurd

Tel Aviv, 20 maj 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu për herë të parë u prononcua pas informatës se pas tij do të shpellet urdhërarrest për krime gjatë luftës kundër palestinezëve dhe Hamasit.

Prokuroria e Gjykatës penale ndërkombëtare në Hagë sot e ka shpallur vendimin për kërkesë për urdhërarrest të udhëheqësve të Hamasit, Jahja Sinvar, Muhamed Deif dhe Ismail Hanija për shkak të dyshimit se kanë kryer "krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë edhe marrjen e pengjëve, vrasjet dhe dhunën seksuale".

Po ashtu, është kërkuar edhe urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant, të cilët dyshohen se kanë kryer "krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë edhe urinë si metodë të luftës, vrasjet, perspekutimin dhe shfarosjen".

Netanjahu tha se vendimi i Karim Kanit, kryeprokurorit të Gjykatës penale ndërkombëtare (GJPN) që të kërkojë urdhër për arrest kundër tij është "absurd" dhe se Izraeli në tërësi është shënjestër e kësaj.

"Me neveri e hedh posht krahasimin mes Izraelit demokratik dhe vrasësit masivë të Hamasit, të bërë nga kryeprokurori i Gjykatës në Hagë", tha Netanjahu, njofton "Tajms of Izrael". bsh/

Foto: EPA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR