• e martë, 24 dhjetor 2024

Netanjahu ofron 5 milionë dollarë për peng të liruar izraelit nga Gaza

Netanjahu ofron 5 milionë dollarë për peng të liruar izraelit nga Gaza

Tel Aviv, 19 nëntor 2024 (MIA) – Kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi sot se Izraeli ofron shpërblim prej 5 milionë dollarë çdonjërit që do të lirojë peng në Gazë. 

“Kushdo që liron një peng do të gjejë me ne një mënyrë të sigurt që ata dhe familja e tyre të largohen nga Gaza”, tha Netanjahu në një video të xhiruar në territorin palestinez”, thuhet në kumtesën nga kabineti i tij. “Do të sigurojmë shpërblim prej 5 milionë dollarë për çdo peng të liruar”.

Netanjahu sot gjatë vizitës në korridorin Necarim në pjesën qendrore të Rripit të Gazës paralajmëroi se Hamasi nuk do të qeverisë me atë territor. 

Netanjahu vlerësoi se ushtarët izraelitë “arritën rezultate të shkëlqyera drejt qëllimit të rëndësishëm, Hamasi të mos qeverisë në Gazë”, transmetuan mediat izraelite. 

“Ne po shkatërrojmë aftësitë e tij ushtarake në mënyrë shumë mbresëlënëse dhe ne po shkojmë drejt aftësive të tij qeverisëse. Hamasi nuk do të jetë në Gazë”, tha lideri izraelit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR