• e enjte, 26 dhjetor 2024

Netanjahu: Ofensiva e Rafah mund të shtyhet nëse arrihet marrëveshja për armëpushim

Netanjahu: Ofensiva e Rafah mund të shtyhet nëse arrihet marrëveshja për armëpushim

Tel Aviv, 26 shkurt 2024 (MIA) - Ofensiva ushtarake e Izraelit në qytetin jugor palestinez Rafah mund  " të shtyhet disi" nëse arrihet një marrëveshje për një armëpushim disajavor midis Izraelit dhe Hamasit, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, duke shtuar se fitorja absolute mbi Hamasin do të mund të arrihet disa javë pas fillimit të ofensivës. 

Netanjahu për Bi-Bi-Si-në mbrëmë konfirmoi se bisedimet për një armëpushim njëjavor dhe lirimin e pengjeve ishin në vazhdim, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Bisedimet për një armëpushim të përkohshëm vazhduan dhe mbrëml në nivel të përfaqësuesve specialë të të gjitha palëve të interesuara, njoftoi televizioni shtetëror egjiptian Al Kajro, duke cituar një zyrtar egjiptian i cili tha se bisedimet do të vazhdojnë në Kajro.

Në arritjen e marrëveshjes morën pjesë Egjipti, Katari dhe SHBA-ja, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Izraelit.

Mediat amerikane raportuan se Netanjahu këto ditë deklaroi se do t'i propozojë kabinetit ushtarak miratimin e planeve operacionale, të cilat përfshijnë evakuimin e civilëve palestinezë nga Rafah në një vend tjetër në Rripin e Gazës.

 "Kur të fillojë operacioni, faza intensive e luftimeve do të zgjasë me javë, e jo me muaj. Dhe nëse nuk kemi një marrëveshje, sigurisht që do ta bëjmë”, deklaroi ai për Si-Bi-Es, duke theksuar se gjashtë batalionet e mbetura të Hamasit janë të përqendruara në Rafah.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan, për En-Bi-Si deklaroi se presidenti Bajden nuk ka qenë i informuar për planet e Rafas.

"Konsiderojmë se ky operacion nuk duhet të fillojë derisa ose nëse nuk shohim një plan për të mbrojtur civilët," tha Salivani qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR