• e shtunë, 23 nëntor 2024

Netanjahu: Nuk ka asnjë propozim nga Hamasi për lirimin e pengjeve

Netanjahu: Nuk ka asnjë propozim nga Hamasi për lirimin e pengjeve

Tel Aviv, 22 janar 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot mohoi se në vijim është një lirim i ri i pengjeve nga Gaza, duke shtuar se Izraeli ndërmerr vetëiniciativë, në mungesë të ofertës konkrete nga grupi militant palestinez Hamasi.

"Aktualisht nuk ka ndonjë propozim real nga Hamasi", theksuan nga zyra e kryeministrit izraelit, duke shtuar se ka iniciativë nga ana izraelite, por për të nuk dëshironte të flasë në detaje, transmetojnë mediat britanike.

Qeveria e Netanjahut citon se ofensiva izraelite, e cila filloi pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor në Izraelin jugor, në të cilin u vranë rreth 1.200 persona dhe u rrëmbyen rreth 240 , është i domosdoshëm për "të kryer presion ndaj rrëmbyesve palestinez për t'i liruar pengjet". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR