• e shtunë, 23 nëntor 2024

Netanjahu: Ne jemi në kulmin e luftës në Gazë, kemi sukses impresionues dhe po përparojmë

Netanjahu: Ne jemi në kulmin e luftës në Gazë, kemi sukses impresionues dhe po përparojmë

Jerusalem, 2 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot deklaroi se beteja në Gazë është "në kulmin e saj" dhe se forcat izraelite e kaluan periferinë e qytetit të Gazës.

"Ne jemi në kulmin e luftës. Arritëm sukses impresiv dhe e kaluam periferinë e qytetit të Gazës. po përparojmë", kumtuan nga kabineti i Netanjahut, por, siç transmeton Bi-Bi-Si, në kumtesë nuk janë dhënë hollësi të tjera.

Izraeli paraprakisht sot e granatoi kampin e refugjatëve Burixh në qendër të Gazës.

Zëdhënësi i mbrojtjes civile në Gazë, Mahmud Basal theksoi se automjetet e mbrojtjes civile dhe ekipet për raste urgjente e kanë të vështirë t'i pastrojnë rrënojat. Nën rrënoja thuhet se janë robëruar dhjetëra persona, ndërsa sulmi krijoi krater të madh dhe dëmtoi seriozisht disa ndërtesa përreth.

Krahas kësaj, linjat mbrojtëse të Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës vazhdojnë të gjuajnë, përderisa anëtarët e tij po tërhiqen në jug drejt qendrës së enklavës.

Sipas zëdhënësit të armatës izraelite, Daniel Hagari, ushtarët izraelitë vazhdojnë t'i shkatërrojnë linjat mbrojtëse të hamasit në veri të Rripit të Gazës dhe ta marrin kontrollin ndaj rajoneve qendrore. Hagari pohon se forcat izraelite kanë "mbifuqi" në secilin konfrontim. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR