• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu në takimin me Blinkenin: Po shkojmë në Rafah, me ose pa mbështetjen tuaj

Netanjahu në takimin me Blinkenin:  Po shkojmë në Rafah, me ose pa mbështetjen tuaj

 Tel Aviv, 22 mars 2024 (MIA)  - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu  sot deklaroi se mbetet i vendosur të dërgojë trupa në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ku më shumë se një milion palestinezë  kanë kërkuar strehim, duke shtuar se, nëse është e nevojshme, atë do ta bëjë edhe pa mbështetjen amerikane.

Në një bisedë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinkenin, kryeministri izraelit tha se nuk ka asnjë mënyrë për ta mposhtur lëvizjen islamike Hamas pa hyrë në Rafah. 

"I  thash se shpresoj se do ta bëjmë me mbështetjen e SHBA-së, por nëse duhet - do ta bëjmë vetë", tha Netanjahu.

Blinkeni mbërriti në Izrael si pjesë e një përpjekjeje diplomatike intensive gjatë turneut të tij të ri në rajonin e Lindjes së Mesme për të arritur  "armëpushim të përhershëm dhe të menjëhershëm" në Gazë dhe të parandalohet ofensiva izraelite në Rafah, raportojnë mediat britanike. 

 SHBA e kundërshton ofensivën, por Izraeli pohon se është e nevojshme të çrrënjoset Hamasi.

 Foto: Qeveria e Izraelit

 

QËNDRONI TË LIDHUR