• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu - Micotakis: Mbështetje nga Greqia për Izraelin

Netanjahu - Micotakis: Mbështetje nga Greqia për Izraelin

 Athinë, 23 tetor 2023 (MIA)  - E drejta e Izraelit për vetëmbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar dhe nevojës për t'i mbrojtur civilët,  të lirohen izraelitët  që mbahen peng nga Hamasi dhe të shmanget kriza humanitare, theksoi kryeministri grek Kiriakos Micotakis në takimin me kolegun e tij izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakisi, siç bërnë të ditur nga kabineti i tij,  ka shprehur "indinjatë dhe dhimbje  për shkak të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit", ndërsa Netanjahu e falënderoi për mbështetjen, duke theksuar se nevojitet unitet kundër Hamasit. 

 "Gjithmonë them se gjëja më e mirë, përveç mbështetjes për Izraelin, është të jesh në Izrael. Në Izrael, siç je ti. E vlerësoj solidaritetin tuaj, qeverinë tuaj dhe popullin grek, në këtë orë të errët. Kjo është një betejë e civilizimit kundër barbarizimit. Ne jemi në anën e civilizimit dhe duhet të gjithë të bashkohemi kundër Hamasit, që është Shteti Islamik (ISIS)", tha Netanjahu në fillim të takimit me Micotakisin.

Kryeministri grek tregoi se ndodhet në Izrael, jo vetëm si aleat, por edhe si mik i vërtetë. 

 "Nga momenti i parë Greqia e mbroi dhe e mbështeti të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, sipas të drejtëws ndërkombëtare. Bëmë një dallim shumë të qartë midis Hamasit dhe popullit palestinez. Do të vazhdojmë t'ju mbështesim dhe shpresojmë se çfarëdo që të ndodhë duhet të ndodhë pa një çmim të madh humanitar. Mund të konsideroni në mbështetjen tonë, në ndihmën tonë", tha Micotakisi.

 Vizita e sotme e kryeministrit grek në Izrael nuk ishte paralajmëruar paraprakisht, edhe pse pritej në ndonjë moment të realizohet, duke pasur parasysh atë që javën e kaluar u  anulua për arsye sigurie.

 Foto: Kabineti i kryeministrit grek

 

QËNDRONI TË LIDHUR