• e martë, 24 dhjetor 2024

Netanjahu me porosi deri tek libanezët: Nuk jemi në luftë me ju, por me Hezbollahun

Netanjahu me porosi deri tek libanezët: Nuk jemi në luftë me ju, por me Hezbollahun

Tel Aviv, 23 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit iu drejtua popullit të Libanit në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

"Kam një porosi për popullin e Libanit: Lufta e Izraelit nuk është kundër jush. Jemi në luftë kundër Hezbollahut. Hezbollahu ju ka shfrytëzuar si mburojë të gjallë për një kohë të gjatë. Ai sistemoi raketa në dhomat e juaja të ditës dhe raketa në garazhin e juaj", thotë Netanjahu.

Prime Minister Benjamin Netanyahu:

"I have a message for the people of Lebanon:

Israel's war is not with you.
It's with Hezbollah.

For too long, Hezbollah has been using you as human shields. It placed rockets in your living rooms and missiles in your garage. pic.twitter.com/yfzAquJooE

— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) September 23, 2024

">

 

Duke filluar nga mëngjesi i sotëm, ai tha, "IDF ju ka paralajmëruar që të largoheni nga rreziku".

"Ju bëj thirrje, merreni seriozisht këtë paralajmërim. Mos lejoni që Hezbollahu të rrezikojë jetën e juaj... Sapo të përfundojë operacioni ynë, ju mund të ktheheni të sigurt në shtëpitë e juaja", tha Netanjahu. rq/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR