• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu mbajti seancën e parë të qeverisë së zgjeruar të jashtëzakonshme: Izraeli do të rrëzojë Hamasin

Netanjahu mbajti seancën e parë të qeverisë së zgjeruar të jashtëzakonshme: Izraeli do të rrëzojë Hamasin

Tel Aviv, 15 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu thirri sot për herë të parë një seancë të zgjeruar të jashtëzakonshme të qeverisë, duke thënë se ajo demonstron unitet kombëtar dhe dërgon një mesazh brenda dhe jashtë vendit, ndërsa vendi përgatitet të "rrezojë Hamasin" në Gaza.

Takimi, i mbajtur në shtabin ushtarak në Tel Aviv, filloi me një minutë heshtje në kujtim të 1.300 izraelitëve të vrarë në një sulm të Hamasit më 7 tetor, sipas pamjeve të publikuara nga zyra e Netanjahut, raportojnë mediat britanike.

Duke përshëndetur ish deputetin e opozitës Beni Ganc, i cili iu bashkua qeverisë së bashku me disa anëtarë të partisë së tij javën e kaluar, Netanjahu tha se të gjithë ministrat po punojnë pa ndërprerje, me forca të bashkuara.

"Hamasi mendoi se ne do të rrëzoheshim. Ne jemi ata që do të rrëzojmë Hamasin", tha Netanjahu, duke shtuar se shfaqja e unitetit "dërgon një mesazh të qartë për kombin, armikun dhe botën".

Kryeministri izraelit tha se ka parë ushtarët e mrekullueshëm izraelitë që tani janë në vijën e frontit dhe se ata e dinë se i gjithë kombi është pas tyre, raportoi "Tajms of Izrael".

"Ata e kuptojnë madhësinë e detyrës. Ata janë të gatshëm të veprojnë në çdo moment, për të shfarosur përbindëshat gjakatarë që u ngritën kundër nesh", theksoi kryeministri izraelit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR