• e enjte, 26 dhjetor 2024

Netanjahu: Korridori i Filadelfias është qendror dhe ai përcakton tërë të ardhmen tonë

Netanjahu: Korridori i Filadelfias është qendror dhe ai përcakton tërë të ardhmen tonë

Jerusalem, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu organizoi konferencë për media, ku foli për rëndësinë e "Korridorit të Filadelfias" për Izraelin.

Gjatë konferencës, pas Netanjahut ishte një hartë që tregonte Korridorin. Ai tha se është imperativ strategjik për të mbajtur trupat izraelite aty.

"Ne nuk arritëm t'i nxjerrim pengjet. Ishim shumë afër. Kjo është e tmerrshme. Megjithatë, kjo nuk ndodhi për shkak të vendimit të korridorit të Filadelfias. Kjo ndodhi, para së gjithash sepse Hamasi nuk dëshiron marrëveshje. Unë jam duke kërkuar të gjitha mënyrat për të sjellë pengjet në shtëpi", tha Netanjahu.

Ai, gjithashtu, u përqëndrua edhe në atë se çfarë do të thotë Korridori për qëllimet e Izraelit në Gazë, duke thënë se "qëllimet ushtarake të Izraelit janë të shkatërrojë Hamasin, të kthejë të gjithë pengjet dhe të sigurojë që Gaza të mos përbëjë kërcënim për Izraelin dhe izraelitët të kthehen në zonat veriore të vendit. 

"Nga ato objektiva ushtarake, tre kalojnë nëpër një vend – Korridori i Filadelfisë. Ai është gazsjellës i Hamasit për oksigjen dhe riarmatim", deklaroi kryeministri i Izraelit.

Në fund ai porositi se për shkak kësaj çështje po përballet me një presion të madh ndërkombëtar.

"Nëse largohemi nga ky korridor, mund të mos jemi më aty për 42 vitet e ardhshme. Sepse kemi shkuar një herë dhe nuk jemi kthyer më për 20 vjet. Prania jonë në kufi është imperativ diplomatik dhe strategjik. Ky korridor është qendror dhe përcakton tërë të ardhmen tonë", tha Netanjahu. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR