Netanjahu: Kjo është një ditë historike për Lindjen e Mesme
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot në lidhje me procesin që çoi në rënien e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, deklaropi se kjo është një ditë historike për Lindjen e Mesme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:04, 8 dhjetor, 2024
Tel Aviv, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot në lidhje me procesin që çoi në rënien e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, deklaropi se kjo është një ditë historike për Lindjen e Mesme.
"Regjimi i Asadit është lidhja qendrore në boshtin iranian të së keqes- ky regjim ka rënë", tha Netanjahu gjatë një vizite në malin Bental në kufirin e Izraelit me Sirinë, raportoi "Tajms of Izrael".
Netanjahu pretendon se ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i sulmeve të Izraelit ndaj Iranit dhe Hezbollahut, mbështetësit kryesorë të regjimit të Asadit.
Foto: Arkivi i MIA-s