• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu ka akuzuar Afrikën Jugore se është hipokrite dhe "përfaqëson monstra"

Netanjahu ka akuzuar Afrikën Jugore se është hipokrite dhe

Tel Aviv, 11 janar 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sonte ka akuzuar Afrikën Jugore se "përfaqëson monstrat" ku akuzon Izraelin për gjenocid, ndërsa vendi lufton kundër gjenocidit.

Netanjahu vlerësoi se rasti kundër Izraelit i prezantuar sot nga Afrika Jugore para Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP) në Hagë është dëshmi se bota është "është rrotulluar përmbys". 

"Organizata terroriste ka kryer krimin më të keq kundër popullit hebre që nga holokausti dhe tani dikush po vjen ta mbrojë atë në emër të holokausit. Ç'farë arrogance", tha Netanjahu në një video mesazh. 

"Hipokrizia e Afrikës Jugore ka rënë nga qielli. Ku ishit ju Afrika Jugore kur miliona njerëz u shpërngulën nga shtëpitë e tyre në Siri dhe Jemen?”, shtoi lideri izraelit dhe pyeti se kush i zhvendosi ata dhe u përgjigj vetë se kjo ishte bërë nga partnerët e Hamasit.

Ai njoftoi se Izraeli do të vazhdojë që të luftojë kundër "terroristëve deri në fitoren e plotë".

"Do të vazhdojmë që t'i hedhim poshtë gënjeshtrat, do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtën tonë për të mbrojtur veten dhe për të siguruar të ardhmen tonë", tha kryeministri izraelit.

Afrika Jugore sot ka akuzuar Izraelin se ka thyer Konventën për gjenocid të Kombeve të Bashkuara (KB), duke thënë se edhe sulmi i 7 tetorit nga Hamasi nuk mund të justifikojë atë që po ndodh në Gazë.

Pretoria zyrtare urgjent kërkon urgjentisht që gjykata më e lartë e KB-së që të urdhërojë Izraelin që "menjëherë të ndërpres operacionet ushtarake" në territorin palestinez.

Përfaqësues të Izraelit nesër do të flasin nesër para gjykatësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP) për rastin të cilin shteti hebre e quajti "absurd" dhe "të tmerrshëm". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR