• e shtunë, 23 nëntor 2024

Netanjahu: Izraeli “nuk e ka thënë fjalën e fundit” për sulmet në Liban

Netanjahu: Izraeli “nuk e ka thënë fjalën e fundit” për sulmet në Liban

Tel Aviv, 25 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi sot se Izraeli "nuk e ka thënë fjalën e fundit" me sulmet që kreu mëngjesin e sotëm në jug të Libanit për të parandaluar një sulm në përmasa të gjera nga Lëvizja shiite Hezbollah.

"Para tre javësh eliminuam komandantin e tyre suprem (të Lëvizjes Hezbollah) dhe sot parandaluam planin e tyre të sulmit", tha Netanjahu në fillim të takimi qeveritar, cituar nga kabineti i tij, pas sulmit nga Hezbollahu si përgjigje për atentatin ndaj një lideri të lartë ushtarak - Fuad Shukr - në një sulm izraelit në periferitë jugore të Bejrutit më 30 korrik.

Kryeministri tha se Izraeli ka ndërmarrë veprime parandaluese kundër grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani dhe se mbrojtja ajrore e Izraelit ka rrëzuar të gjitha raketat dhe dronët që e sulmuan atë.

Liderët e Hezbollahut dhe Iranit duhet ta dinë se përgjigja jonë është "një hap tjetër drejt ndryshimit të situatës në veri të vendit dhe kthimit të sigurt të qytetarëve tanë në shtëpitë e tyre" dhe se "ky nuk është fundi i kësaj teme".

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR