• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli nuk do ta përfundojë luftën derisa nuk e shkatërron Hamasin dhe i liron të gjitha pengjet

Netanjahu: Izraeli nuk do ta përfundojë luftën derisa nuk e shkatërron Hamasin dhe i liron të gjitha pengjet

 Tel Aviv, 4 shkurt 2024 (MIA)  - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot në mbledhjen e kabinetit deklaroi se Izraeli nuk do ta ndërpresë  luftën derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij  - shkatërrimi i Hamasit, lirimi i të gjitha pengjeve dhe sigurim se Rripi i Gazës nuk përbën më kurrë kërcënim për Izraelin.

Netanjahu përsëriti se shkatërrimi i Hamasit është qëllimi  kryesor ushtarak i Izraelit, që, siç theksoi, nënvizon se shkatërrimi i shtatë batalioneve të mbetura të atij  grupi terrorist, operacionet për pastrimin që armata izraelite  i zbaton në bastisjet në Rripin verior dhe qendror të Gazës, si dhe shkatërrimin e rrjetit të  tuneleve nëntokësore të grupit, që kërkon më shumë kohë. 

 Duke folur për një marrëveshje të mundshme për lirimin e pengjeve, Netanjahu tha se Izraeli nuk do të pajtohet me asnjë marrëveshje me çdo kusht, raportoi "Tajms of Izrael".

Netanjahu tha se nuk janë të sakta informacionet në media se Izraeli kishte rënë dakord për lirimin e një numri të madh të terroristëve. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR