• e enjte, 26 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza dhe të lirojë mijëra të burgosur palestinezë

Netanjahu: Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza dhe të lirojë mijëra të burgosur palestinezë

Jerusalem, 30 janar 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot deklaroi se Izraeli nuk do t'i tërheqë forcat e tij nga Rripi i Gazës ose të lirojë mijëra të burgosur palestinezë. 

Kryeministri në këtë mënyrë e hodhi poshtë besueshmërinë e raportimeve mediatike, sipas të cilave ekzistojnë kushte për armëpushim të mundshëm me lëvizjen radikale palestineze "Hamas". 

"Nuk do ta përfundojmë këtë luftë derisa nuk i arrijmë të gjitha qëllimet tona. Kjo nënkupton eliminim të Hamasit, kthimin e të gjithë robërve në shtëpi dhe sigurimin që Gaza më të mos përfaqësojë kërcënim për Izraelin", tha Netanjahu, i cituar nga televizioni izraelit. 

Grupi tjetër palestinez, Xhihadi Islamik, nuk do të lidhë kurrfarë marrëveshje në të cilat janë përfshirë robërit izraelitë pa garanci për armëpushim gjithpërfshirës dhe tërheqje të forcave izraelite nga Rripi i Gazës. Këtë sot e deklaroi lideri i lëvizjes Ziad al Nahlla. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR