• e enjte, 26 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli nuk do të kapitulojë para kërkesave joreale të Hamasit

Netanjahu: Izraeli nuk do të kapitulojë para kërkesave joreale të Hamasit

Jerusalem, 4 mars 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përsëri i ka bërë thirrje Hamasit që të bëjë lëshime para negociatave të mëtejshme për armëpushim të ri dhe kthimin e pengjeve të mbajtur në Gazë, njoftoi DPA.

"Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për të arritur sukses, por një gjë le të jetë e qartë - nuk do të kapitulojmë para kërkesave joreale të Hamasit", tha politikani i djathtë në fjalimin në Tel Aviv mbrëmë.

Izraeli sot nuk dërgoi ekip negociator në bisedimet më të reja në Kajro, me qëllim arritjen e armëpushimit në Gazë dhe këmbimin e pengjëve të mbajtura nga Hamasi për të burgosur palestinezë në Izrael.

Megjithatë, një delegacion i Hamasit arriti në kryeqytetin e Egjiptit.

Mes tjerash, Izraeli kërkon listë të pengjëve që ende mbahen nga Hamasi para se të pajtohet të marrë pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari.

Netanjahu tha se është shumë herët për të thënë nëse do të ketë bazë solide për një marrëveshje në disa ditët e ardhshme.

Izraeli, po ashtu, dëshiron qartësi për atë se sa të burgosur pelestinezë nga Hamasi do të lirohen për çdo peng të liruar. Sipas raportimeve të fundit të mediave të huaja, në projekt-marrëveshjen për të cilën është biseduar ditëve të fundit, për 400 palestinezë në burgje izraelite, do të mund të shkëmbehen 40 pengjë.

Mirëpo, kryeministri izraelit tha se ende nuk ka marrë përgjigje të mjaftueshme për shqetësimet izraelite dhe ka hedhur poshtë presionin ndërkombëtar për të arritur armëpushim me Hamasin para se Izraeli të arrijë të gjitha qëllimet e tij. "Me ose pa marrëveshje, ne do të luftojjmë për fitore të plotë", tha Netanjahu. rq/bsh/

Foto: Akiivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR