• e hënë, 08 korrik 2024

Netanjahu: Izraeli i kundërshtohet "shpalljes së njëanshme" të shtetësisë palestineze

Netanjahu: Izraeli i kundërshtohet

Tel Aviv, 18 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se Qeveria e tij do të votojë për "zgjidhje deklarative", respektivisht kundërshtimin e Izraelit për çdo "shpallje të njëanshme të shtetësisë palestineze".

Netanjahu në seancë të Qeverisë tha se ky hap vjen pas "bisedave të paradokohshme në bashkësinë ndërkombëtare për tentim për shpallje të njëanshme të shtetit palestinez".

Deklarata zyrtare, tha ai, do ta shpreh pozitën se "Izraeli kategorikisht e hedh posht diktatin ndërkombëtar për marrëveshje të përhershme me palestinezët.

"Marrëvehsje e tillë mund të arrihet vetëm me negociata të drejtpërdrejta mes palëve, pa parakushte", tha ai. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR