• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli do ta mbajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën pas luftës

Netanjahu: Izraeli do ta mbajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën pas luftës

Tel-Aviv, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit, benjamin Netanjahu deklaroi se ushtria izraelite edhe pas luftës do ta mbajë kontrollin e sigurisë ndaj Rripit të Gazës, duke e hedhur poshtë mundësinë që përgjegjësia t'i dorëzohet forcave ndërkombëtare.

Duke folur në konferencë për shtyp pas takimit të kabinetit ushtarak, Netanjahu mbrëmë tha se Gaza "duhet të çmilitarizohet" kur të përfundojë lufta.

"Dhe që Gaza të çmilitarizohet ka vetëm një fuqi e cila mund të kujdeset për atë çmilitarizim dhe ajo fuqi është IDF", tha Netanjahu, duke menduar për armatën izraelite, duke shtuar se "fuqia ndërkombëtare nuk do të jetë përgjejgëse për atë".

"Pamë se çka ndodhi në vende të tjera ku sollën forca ndërkombëtare për çmilitarizim. Dhe nuk jam i gatshëm t'i mbyll sytë dhe të prnaoj çfarëdo lloj aranzhmani", shtoi lideri izraelit, transmetuar nga mediumet.

Netanjahu tha se armata i ka zgjeruar operacionet në jug të Rripit të Gazës dhe e ka rrethuar Xhabalinë në veri dhe Kan Junisin në jug, duke shtuar se "nuk ka vend drejt të cilit nuk mund të arrijmë".

Ai i bëri thirrje popullatës civile t'i braktisë rajonet ku armata po lufton kundër Hamasit palestinez.

"U them miqve tanë në botë të cilët bëjnë presion për fund të shpejtë të luftës: Mënyra jonë e vetme për ta përfunduar luftën dhe shpejtë ta përfundojmë është të kryejmë presion shkatërrimtar ndaj Hamasit dhe ta shkatërrojmë", tha Netanjahu.

Izraeli të premten e ripërtëriu ofenzivëne  tij ushtarake ndaj territorit palestinez pas skadimit të ndërprerjes njëjavëshe të zjarrit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR