• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë në Gazë deri në fitore

Netanjahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë në Gazë deri në fitore

Tel Aviv, 5 maj 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se vendi do të vazhdojë luftën në Rripin e Gazës derisa të arrihen të gjitha objektivat dhe fajësoi grupin militant palestinez Hamas për bllokimin e bisedimeve për armëpushim të përkohshëm.

"Kapitullimi para kërkesës së Hamasit do të ishte një disfatë e tmerrshme për shtetin izraelit", tha Netanjahu në një video mesazh të publikuar sot. "Ajo do të ishte një fitore e madhe për Hamasin, Iranin dhe gjithë boshtin e së keqes". Do të tregonte një dobësi të tmerrshme për miqtë dhe armiqtë tanë", ka transmetuar DPA deklaratën e Netanjahut.

"Nëse Izraeli tregon dobësi në këtë mënyrë, ajo vetëm do të afrojë luftën e ardhshme dhe do të refuzojë marrëveshjen e ardhshme të paqes, "sepse aleancat nuk bëhen me të dobëtit dhe të mundurit. Aleancat bëhen me të fortët dhe fitimtarët", paralajmëroi ai.

Për momentin në Kajro po zhvillohen negociatat e ndërmjetësuara që përfshijnë zyrtarë të Hamasit, me shpresë për të siguruar lirimin e pengjeve në Gazë në këmbim të burgosurve palestinezë të cilët po mbahen në burgjet izraelite. Po bisedohet edhe për armëpushim të mundshëm.

Netanjahu tha se Izraeli kishte treguar fleksibilitet gjatë negociatave në Kajro, ndërsa Hamasi qëndron në "pozicionet ekstreme mbi të gjitha tërheqjen e forcave tona nga Rripi, dhënies fund të luftës dhe Hamasi të mbetet i paprekur". rq/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR