• e enjte, 26 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli dhe Arabia Saudite janë afër paqes historike

Netanjahu: Izraeli dhe Arabia Saudite janë afër paqes historike

Tel Aviv, 22 shtator 2023 (MIA) - Izraeli dhe Arabia Saudite janë afër paqes historike, deklaroi sot në KB, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, duke shtuar se palestinezët nuk kanë "të drejtë vetoje" në marrëdhëniet izraelito-arabe.

Duke kujtuar normalizimin e marrëdhënieve me tre shtetet arabe në vitin 2020 dhe duke e quajtur atë "fillimi i një epoke të re", Netanjahu tha: "Jemi afër një hapi tjetër më spektakolar përpara, paqes historike mes Izraelit dhe Arabisë Saudite”.

Princi i kurorës saudite Mohamed bin Salman së fundmi në një intervistë për "Fou Njuzin" amerikan deklaroi se monarkia sunite dhe shteti hebre "po afrohen çdo ditë e më shumë" me normalizimin e marrëdhënieve.

"Një paqe e tillë do të kontribuonte shumë drejt përfundimit të konfliktit arabo-izraelit, do të inkurajonte vendet e tjera arabe për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin dhe do të rriste mundësinë e paqes me palestinezët. Megjithatë, besoj se nuk duhet t'u japim palestinezëve të drejtën e vetos për marrëveshjet e reja të paqes me shtetet arabe. Palestinezët mund të përfitojnë shumë nga një paqe më e gjerë. Ata gjithashtu duhet të marrin pjesë në këtë proces”, tha Netanjahu. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR