• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu i njoftoi senatorët republikanë amerikanë se lufta në Gazë do të vazhdojë

Netanjahu i njoftoi senatorët republikanë amerikanë se lufta në Gazë do të vazhdojë

Uashington, 21 mars 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u tha senatorëve republikanë amerikanë se vendi i tij do të vazhdojë me përpjekjet që ta fitojë grupin palestinez Hamas në Rripin e Gazës.

Netanjahu mbrëmë bisedoi me republikanët përmes një video lidhje gati një javë pasi lideri i shumicës në Senat, Çak Shumer mbajti fjalim në të cilin e dënoi kryeministrin izraelit si "pengesë për paqen" dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja në Izrael. 

Netanjahu "do ta bëjë atë që tha se do ta bëjë. Do ta përfundojë", u tha gazetarëve senatori Xhim Rish pas video-bisedës me liderin izraelit. 

"Kërkuam nga ai informacione aktuale për luftën, për lirimin e pengjeve dhe për përpjekjet që të fitohet Hamasi. I thamë se Izraeli ka plotësisht të drejtë të mbrohet, ndërsa ai theksoi se pikërisht këtë do të vazhdojnë ta bëjnë", theksoi senatori Xhon Baraso. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR