• e diel, 05 janar 2025

Netanjahu i ka autorizuar negociatorët izraelitë që t'i vazhdojnë bisedat për lirimin e pengjëve

Netanjahu i ka autorizuar negociatorët izraelitë që t'i vazhdojnë bisedat për lirimin e pengjëve

Tel Aviv, 2 janar 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i ka autorizuar negociatorët izraelitë t'i vazhdojnë bisedat në Doha për të siguruar marrëveshje për lirimin e pengjëve, pasi Izraeli dhe Hamasi paradokohe kanë këmbyer akuza për anulimin e marrëveshjes.

"Kryeministri Benjamin Netanjahu ka autorizuar një delegacion profesional nga Mosadi, ushtria izraelite dhe ISA (Agjenca për siguri të brendshme) që t'i vazhdojë negociatat në Doha", thuhet në kumtesën e kabinetit të tij, duke iu referuar bisedave indirekte me ndërmjetësim të Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së, njoftoi Al Xhezira. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR