• e shtunë, 23 nëntor 2024

Netanjahu i hodhi poshtë kritikat e Bajdenit, thotë se ai mbështetet nga një shumicë e madhe e izraelitëve

Netanjahu i hodhi poshtë kritikat e Bajdenit, thotë se ai mbështetet nga një shumicë e madhe e izraelitëve

Jerusalem, 11 mars 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e hodhi poshtë kritikën e presidentit amerikan Xho Bajden për ofensivën ushtarake izraelite në Gaza dhe tha se është mbështetur nga një shumicë e madhe e izraelitëve.

Lidhur me komentet e presidentit amerikan, kryeministri izraelit tha se "nëse me këtë ka dashur të thotë se unë po ndjek një politikë private kundër shumicës, dëshirave të shumicës së izraelitëve dhe se kjo dëmton interesat e Izraelit, atëherë ai e ka gabim."

Netanjahu këtë e tha në një intervistë për "Bild", "Velt TV" dhe "Politiko", të gjitha në pronësi të kompanisë britanike "Aksel Springer", në rezidencën e tij zyrtare në Jerusalem.

Intervista vjen gjatë rritjes së tensioneve ndërmjet SHBA-së dhe Izraelit, dy aleatë të afërt historik.

Netanjahu ka bërë "një gabim të madh" që nuk bëri mjaftueshëm për t'i mbrojtur civilët", deklaroi Bajden, të shtunën për televizionin amerikan Em-Es-En-Bi-Si (MSNBS) dhe ky mossukes "i bën më shumë dëm se sa dobi Izraelit".

"Ai ka të drejtë të mbrojë Izraelin, të drejtën të vazhdojë të persekutojë Hamasin", tha Bajden për Netanjahun. Por, shtoi ai, ai duhet, duhet, duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme që janë humbur si rezultat i veprimeve që ka ndërmarrë. Ai, për mendimin tim, po i bën më shumë dëm sesa mirë Izraelit...është e kundërta e asaj që përfaqëson Izraeli. Dhe mendoj se është një gabim i madh", tha presidenti amerikan. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR