• e shtunë, 23 nëntor 2024

Netanjahu: Hezbollahu do të bënte gabim nëse vendos të luftojë kundër Izraelit

Netanjahu: Hezbollahu do të bënte gabim nëse vendos të luftojë kundër Izraelit

Jerusalem, 22 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar sot Hezbollahun libanez se do të bënte gabimin më të madh të jetës së tyre nëse vendosin të luftojnë kundër Izraelit.

"Do të godasim me aq fuqi sa që nuk mund ta imagjinojnë dhe do të ishte shkatërruese për shtetin e Libanit", tha Netanjahu gjatë vizitës së ushtarëve izraelitë në veri të vendit.

Armata izraelite akuzoi sot Hezbollahun se është për përshkallëzim ushtarak që rrezikon të tërheq madje Libanin në luftë, pas përplasjeve të reja në kufi, ku tensionet kanë qenë të larta që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi palestinez në Izrael.

“Hezbollahu po sulmon dhe po e tërheq Libanin në një luftë nga e cila nuk do të përfitojë, por rrezikon të humb shumë”, deklaroi zëdhënësi ushtarak izraelit, Xhonatan Konrikus në rrjetin social X.

Bashkësia ndërkombëtare druan nga një "përhapje e luftës" që filloi më 7 tetor midis Hamasit dhe Izraelit dhe përfshirjes së palëve të tjera, veçanërisht Hezbollahut i cili është aleat i lëvizjes islamike palestineze Hamas.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR