• e martë, 24 dhjetor 2024

Netanjahu e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Joav Galant

Netanjahu e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Joav Galant

Tel Aviv, 5 nëntor 2024 (MIA) – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e shkarkoi ministrin e tij të Mbrojtjes, Joav Galant. 

Ky veprim vjen 14 muaj nga lufta në Lindjen e Mesme, e shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023. 

Netanjahu tha se është krijuar “krizë e besimit” ndërmjet tij dhe Galantit, informon Skaj Njuz. 

Ai theksoi se ka pasur shumë “boshllëqe të rëndësishme” mes tyre rreth menaxhimit me luftërat izraelite. 

“Në kulmin e luftës, më shumë se kurrë, nevojitet besim i plotë midis kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes”, theksoi Netanjahu.

“Për fat të keq, edhe pse në muajt e parë të fushatës ekzistonte besim dhe kishte punë shumë frytdhënëse, në muajt e fundit ai besim u thye mes meje dhe ministrit të Mbrojtjes”, deklaroi kryeministri izraelit. 

Ata të dy rregullisht kishin mospajtime rreth menaxhimit me luftën në Gazë. 

Përpjekja e kaluar për ndërrimin e Galantit në mars të vitit të kaluar shkaktoi protesta masive në rrugë kundër Netanjahut. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR