• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu e refuzoi ofertën e Hamasit për ndërprerje të zjarrit

Netanjahu e refuzoi ofertën e Hamasit për ndërprerje të zjarrit

Tel Aviv, 7 shkurt 2024 (MIA) - Izraeli do ta vazhdojë operacionin e vet në Rripin e Gazës deri në fitoren e plotë, ndërsa kjo mund të arrihet për disa muaj, deklaroi kryeministri Benjamin Netanjahu në konferencë për shtyp.

"Jemi rrugës drejt fitores së plotë, dhe kjo është afër. Flasim për muaj, e jo për vite apo dekada. Forcat izraelite mbrojtëse bëjnë çudira", tha Netanjahu.

Kryeministri izraelit e hodhi poshtë оfertën më të re të Hamasit për ndërprerje të zjarrit, në mënyrë që të sigurohet kthimi i pengjeve të cilat akoma mbahen në enklavën e rrethuar.

Netanjahu e përsëriti premtimin e tij se do ta shkatërrojë lëvizjen islamike palestineze duke thënë se për Izraelin nuk ka alternativë tjetër përveç shkatërrimit të Hamasit.

"Dita më pas është dita pas Hamasit. Tërë Hamasit", tha ai dhe theksoi se fitorja e plotë kundër Hamasit është zgjidhja e vetme për luftën në Gazë.

Hamasi propozoi ndërprerje të zjarrit jnë Gazë në katër muaj e gjysmë, ndërsa për atë kohë do të lirohen të gjitha pengjet. Izraeli do t'i tërhiqte trupat e tij nga Rripi i Gazës dhe do të arrihej marrëveshje për ndërprerje të luftës. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR