• e enjte, 26 dhjetor 2024

Netanjahu: E mbështes vazhdimin e armëpushimit, por sapo të përfundojë do t'i arijmë qëllimet tona

Netanjahu: E mbështes vazhdimin e armëpushimit, por sapo të përfundojë do t'i arijmë qëllimet tona

Tel-Aviv, 27 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë i ka thënë presidentit amerikan Bajden se mundësia për vazhdimin e armëpushimit me Hamasin është e mirëseardhur në këmbim të vazhdimit të lirminit të dhjetë pengjeve në ditë nga Gaza.

"Sonte kemi kthyer një grup tjetër pengjesh, gra dhe fëmijë dhe jemi të tronditur me gjithë zemër,  i gjithë kombi kur shohim këtë bashkim familjar. Kjo vetëm e prek shpirtin. Ekziston edhe një draft që thotë se është e mundur të lirohen dhjetë pengje të tjerë çdo ditë. Kjo do të ishte e mirëseardhur", tha Netanjahu. 

Ai tregoi se i tha Bajdenit se edhe kur të përfundojë armëpushimi, Izraeli "do të shkojë me forcë të plotë që t'i arrijë qëllimet: ta eliminojë Hamasin, të sigurohet që Gaza të mos kthehet më në atë që ishte dhe të çlirojë të gjithë pengjet e tyre". si/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR