• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu e kualifikoi si "gabim tragjik" sulmin në kampin në Rafah

Netanjahu e kualifikoi  si

 Tel Aviv, 27 maj 2024 (MIA)  - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka komentuar sulmin e mbrëmshëm në një kamp tende në qytetin Rafah, ku humbën jetën  të paktën 45 persona. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) më herët bënë të ditur se objektivi i sulmit ishin dy përfaqësues të lartë të Hamasit dhe se do të shqyrtojnë raportin për përhapjen e  së zjarrit që rrezikoi civilët.

Netanjahu deklaroi se Izraeli u përpoq që t'i mbrojë civilët,  duke evakuuar një milion njerëz nga Rafahu, ku para ofensivës ka pasur rreth 1.5 milion banorë. 

"Edhe krahas përpjekjeve tona më të mira për të mos i lënduar, ndodhi një gabim tragjik. E  hetojmë incidentin. Për ne kjo është një tragjedi, për Hamasin është një strategji", tha Netanjahu në parlament. 

 Ushtria izraelite paralajmëroi më parë një hetim mbi sulmin në Rafah.

 Sulmi ndodhi disa orë pasi Hamasi lëshoi ​​tetë raketa nga Rafahu në drejtim të Tel Avivit, që ishin sulmet e para me rreze të gjatë në qytet që nga janari. Në kumtesën e lëshuar mbrëmë vonë pas shpërthimit në Gazë, IDF deklaroi se kanë "eliminuar" dy përfaqësues të lartë të Hamasit  - Jasin Rabiu dhe Kaled Nagar - në një sulm ajror "preciz" në "qytetin veriperëndimor të Rafahut".

 Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR