• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu e informoi Uashingtonin se është kundër krijimit të një shteti palestinez

Netanjahu e informoi Uashingtonin se është kundër krijimit të një shteti palestinez

Tel Aviv, 18 janar 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se e ka informuar SHBA-në se është kundër krijimit të shtetit palestinez në çdo skenar të pasluftës.

SHBA i ka bërë thirrje më parë Izraelit të zvogëlojë ofensivën e tij dhe tha se krijimi i një shteti palestinez duhet të jetë pjesë e planit të "ditës pas".

Në konferencën kombëtare për shtyp sot, Netanjahu premtoi të vazhdojë ofensivën derisa Izraeli të arrijë një "fitore vendimtare ndaj Hamasit".

Ai gjithashtu hodhi poshtë idenë e shtetësisë palestineze dhe tha se ua kishte përcjellë pikëpamjet e tij amerikanëve.

"Në çdo marrëveshje të ardhshme, Izraeli ka nevojë për kontroll të sigurisë në të gjithë territorin në perëndim të Jordanisë", tha Netanjahu në konferencën për shtyp.

Sipas tij, kjo është në kundërshtim me idenë për sovranitet.

"Çfarë mund te bëni? Një kryeministër duhet të jetë në gjendje t'u thotë "jo" miqve tanë, theksoi ai. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR