• e martë, 24 dhjetor 2024

Netanjahu: Do t'i sjellim të gjitha pengjet në shtëpi, të vdekur apo të gjallë

Netanjahu: Do t'i sjellim të gjitha pengjet në shtëpi, të vdekur apo të gjallë

Tel Aviv, 17 maj 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sor deklaroi se është “i përkushtuar” në kthimin e pengjeve të mbetura në shtëpi, pasi sot u bë e ditur se forcat izraelite kanë gjetur trupat e tre pengjeve të rrëmbyer nga grupi militant palestinez Hamas.

Ai tha se zemra i është “thyer” nga lajmi se janë gjetur trupat e Jicak Gelerenter, Amit Buskill dhe Shani Luk, shkruan "Tajms of Izrael".

“Unë dhe gruaja ime Sara jemi të pikëlluar me familjet. Do t'i kthejmë të gjitha pengjet - të gjallë apo të vdekur. Përgëzoj forcat tona të guximshme që me aksione vendimtare sollën djemtë dhe vajzat tona në shtëpi”, tha Netanjahu.

Zëdhënësi i Forcave izraelite të mbrojtjes (IDF), Daniel Hagari deklaroi se janë gjetur trupat e tre pengjeve të rrëmbyer në festivalin muzikor "Supernova" pranë vendit Reim mëngjesin e 7 tetorit nga ku u dërguan në zonën e Mefalsimit.

Hagari thotë se ata janë vrarë atje nga anëtarët e Hamasit, ndërsa trupat e tyre janë transferuar më pas në Gazë.

Ndër trupat e pengjeve të gjetura është edhe trupi i shtetasit gjermano-izraelit Shani Luk (22) i cili u bë simbol i sulmit brutal të Hamasit në festivalin e muzikës.

Ushtria i identifikoi dy trupat e tjerë si Amit Buskila 28-vjeçar dhe Jicak Gelerenter 56-vjeçar.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR