Netanjahu: Do të gjej një mënyrë për t'i bërë hebrenjtë ultra-ortodoksë të shërbejnë në Armatë
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se qeveria e tij do të gjejë një mënyrë për të hequr lirimin e hebrenjve ultra-ortodoksë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Kryeministri e dha deklaratën në kushte të tensioneve politike rreth kësaj çështje, duke e rrezikuar të ardhmen e koalicionit qeveritar, publikuan mediat britanike.
- Post By Sara Ademi
- 09:53, 1 mars, 2024
Jerusalem, 1 mars 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se qeveria e tij do të gjejë një mënyrë për të hequr lirimin e hebrenjve ultra-ortodoksë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Kryeministri e dha deklaratën në kushte të tensioneve politike rreth kësaj çështje, duke e rrezikuar të ardhmen e koalicionit qeveritar, publikuan mediat britanike.
"Do të vendosim synime për futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe civil edhe për njerëzit ultra-ortodoksë dhe do të identifikojmë mënyrat për t'i përmbushur këto synime", tha Netanjahu në një konferencë për shtyp.
Në vitin 2018, Gjykata Supreme e Izraelit hodhi poshtë një ligj që lejonte burrat ultra-ortodoksë të mos i bashkangjiteshin Armatës. Arsyet e vendimit treguan se barra e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë shoqërinë izraelite.
Megjithatë, parlamenti duhet të miratojë ende rregulla të reja për të trajtuar çështjen sipas vendimit të Gjykatës Supreme dhe leja e qeverisë për të vazhduar përkohësisht përjashtimin e kësaj kategorie qytetarësh izraelitë nga shërbimi ushtarak skadon këtë muaj.
Më herët, ministri i Mbrojtjes Joav Galant deklaroi se nuk do të lejojë që statusi aktual i privilegjuar i hebrenjve ultra-ortodoksë në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në ushtri të vazhdojë në të ardhmen.
"Ne vlerësojmë dhe mbështesim ata që ia kushtojnë jetën studimit të shkrimeve të shenjta hebreje, por pa garantuar ekzistencën fizike, nuk është e mundur të garantohet ajo shpirtërore", tha Galant të mërkurën.
Përjashtimet nga rekrutimi për hebrenjtë ultra-ortodoksë kanë shkaktuar prej kohësh tension publik mes tyre dhe qytetarëve laikë të prekur nga mobilizimi për luftën e Gazës.
Hebrenjtë ultra-ortodoksë përbëjnë rreth 13 për qind të popullsisë së Izraelit dhe deri në vitin 2035 pjesa e tyre pritet të rritet në 19 për qind për shkak të nivelit të lartë të natalitetit të tyre. sa/
foto: Arkivi i MIA-s