• e enjte, 05 dhjetor 2024

Netanjahu dhe Kac: Izraeli do t'i japë "përgjigje të fortë" zjarrit të Hezbollahut gjatë armëpushimit

Netanjahu dhe Kac: Izraeli do t'i japë

Jerusalem, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes, Izrael Kac sot deklaruan se vendi i tyre do të japë "përgjigje të fortë" nëse grupi shiit libanez Hezbollah sulmon objektet ushtarake izraelite.

"Të shtënat në rajonin Har Dov janë një 'shkelje serioze' e marrëveshjes për armëpushim në Liban", tha Netanjahu.

Paraprakisht sot, ministri izraelit i Finacave Bezalel Smotriç deklaroi se Hezbollahu ka bërë "gabim serioz" duke qëlluar mbi Izraelin dhe përgjigja duhet të jetë "goditje e fuqishme".

Ministri i ekstremit të djathtë është anëtar i kabinetit të sigurisë së Izraelit dhe e mbështeti marrëveshjen për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut, e cila cili hyri në fuqi më 27 nëntor. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR