• e shtunë, 23 nëntor 2024

Netanjahu deklaroi se së shpejti mund të arrihet marrëveshja për pengjët në Gazë

Netanjahu deklaroi se së shpejti mund të arrihet marrëveshja për pengjët në Gazë

Jerusalem, 23 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u tha familjeve të pengjëve, të cilët po mbahen në Gazë se së shpejti mund të arrihet marrëveshje për të siguruar lirimin e të afërmve të tyre, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar një kumtesë nga zyra e tij.

"Definitivisht se që po krijohen kushte. Kjo është një shenjë e mirë", tha Netanjahu në Uashington, ku pritet të takohet me presidentin amerikan, Xho Bajden dhe të mbajë fjalim në Kongres.

Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken para disa ditëve tha se negociatorët "po i afrohen qëllimit përfundimtar". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR