• e mërkurë, 02 tetor 2024

Netanjahu: Asgjë nuk do të na ndalojë të shkatërrojmë Hamasin

Netanjahu: Asgjë nuk do të na ndalojë të shkatërrojmë Hamasin

Tel Aviv, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se asgjë nuk do ta ndalë Izraelin të shkatërrojë grupin militant palestinez Hamas.

"Vazhdojmë deri në fund, deri në fitoren dhe eliminimin e Hamasit. Asgjë nuk do të na ndalojë", tha Netanjahu, transmeton "Tajms of Izrael".

Presidenti amerikan Xho Bajden tha dje se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen për shkak të bombardimeve "jo selektive" të Gazës, duke shtuar se Netanjahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij "këmbëngulëse".

Në sulmet izraelite ndaj Gazës nga 7 tetori deri më sot janë vrarë rreth 18.000 palestinezë. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR