• e enjte, 27 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nesër takim Zelenski - Makron

Nesër takim Zelenski -  Makron

Kiev, 25 mars 2025 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski nesër do të takohet me homologun francez Emanuel Makron në Pallatin e Eliseut. 

Takimi është para rrethit të ardhshëm të takimeve të të ashtuquajturit Koalicioni i të përgatiturve, që do të mbahet më 27 mars. 

Liderët evropianë i vazhdojnë bisedimet për atë se si të sigurohet çfarëdo marrëveshje e mundshme për armëpushim ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, por edhe për atë si Kievit t’i japin garanci të qarta për sigurinë e tij të ardhshme. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR