• e premte, 27 dhjetor 2024

Nesër në Podgoricë seancë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe malazeze, do të nënshkruhen 9 marrëveshje

Nesër në Podgoricë seancë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe malazeze, do të nënshkruhen 9 marrëveshje

Dibër, 26 shkurt 2023 (MIA) - Në Podgoricë, nesër në godinën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi do të mbahet seanca e dytë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sipas shërbimit për shtyp të kabinetit qeveritar, pas seancës do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërshtetërore, të cilat janë domethënëse për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Do të nënshkruhen nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushën e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikolla- Pulaj.

"Marrëveshjet dypalëshe për ndërtimin e urës në lumin Buna dhe atë për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikolla - Pulaj do të nënshkruhen nga kryeministri Edi Rama dhe nikoqiri i tij, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq. Ministrat kompetent do të nënshkruajnë dokumentet e mbetura, raportojnë mediat shqiptare.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, dy kryeministrat pritet të mbajnë një konferencë për media.

Seanca e parë e përbashkët e qeverive të dy vendeve u mbajt më 3 korrik të vitit 2018, në qytetin verior shqiptar të Shkodrës, e cila u kryesua nga kryeministri shqiptar Rama dhe ish kryeministri  malazez Dushko Markoviç. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR