• e enjte, 24 tetor 2024

Nesër në Bruksel raund i ri i dialogut Prishtinë - Beograd

Nesër në Bruksel raund i ri i dialogut Prishtinë - Beograd

Bruksel, 23 tetor 2024 (MIA) - Në Bruksel nesër do të mbahet raundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësim të BE-së, në nivel të kryenegociatorëve, konfirmoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Peter Stano.

"Mund të them se në rend dite, sikur edhe në të kaluarën, do të nevojitet fillimi i implementimit urgjent të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe dy palët përfundimisht të mund të arrijnë marrëveshje për progresin në dialog", deklaroi Stano.

Në pyetjen në çfarë formati do të mbahen bisedimet e nesërme, Stano tha se BE-ja do ta mbajë "koreografinë e zakonshme" të takimeve të ndara me dy palët.

"Nëse do të ketë takim trepalësh, para se gjithash varet nga dëshira e dy palëve që të takohet në një format të këtillë trepalësh", shtoi Stano. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR