Nesër mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima
- Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik edhe nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në disa vende edhe sasi më e madhe e ujit mbi 25 litra për metër katror për 24 orë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:54, 15 qershor, 2023
Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik edhe nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në disa vende edhe sasi më e madhe e ujit mbi 25 litra për metër katror për 24 orë.
Siç informojnë nga DPHM, proceset lokale do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të përforcuar mbi 60 kilometra në orë dhe paraqitje të izoluar të breshrit.
Gjatë fundjavës reshjet do të jenë lokale dhe të përcjella me bubullima, ndërsa do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e hëna moti do të jetë stabil dhe më i ngrohtë.
Foto: arkivi i MIA-s