Nesër mot i paqëndrueshëm, nga e diela ulje të temperaturave
- Moti nesër do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Vende-vende në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë stuhi me reshje të forta të rrëmbyeshme mbi 20 litra për metër katror, bubullima dhe erë të fortë mbi 70 kilometra në orë.
Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Moti nesër do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Vende-vende në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë stuhi me reshje të forta të rrëmbyeshme mbi 20 litra për metër katror, bubullima dhe erë të fortë mbi 70 kilometra në orë.
Siç ingotojnë sot nga DPHM, në ditët në vijim do të mbjë mot me vranësira me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Të shtunën do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor, ndërsa nga e diela temperaturat do të kenë rënie më të ndjeshme.
Në Shkup nesër do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme të përcjella me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.
Nga DPHM rekomandojnë që në rast shkarkimeve elektrike, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos qëndroni në një hapësirë të hapur ose nën pemë të vetmuara.
Foto: Arkivi i MIA-s